Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet

Sport

Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores.

Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buriç dhe Ndreca, ndërsa golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Ogunleye.

Në krahun tjetër, Dinamoi fitoi me përmbysje përballë Vorës në “Arenën Kombëtare”, sfidë e cila përfundoi 2-1. Golin e parë të ndeshjes, pra për Vorën, e shënoi Patrik Bardhi. Megjithatë, dinamovitët përmbysën në pjesën e dytë me Teixeira dhe Dejvi Bregun.

Kështu, rrogozhinasit marrin kreun e Superiores me 34 pikë, ndërsa të kuqtë me 23 të tilla mbajnë vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Dinamo “blindon” vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa me 16 pikë Vora mbetet e 7-ta.

 

 

ME TE LEXUARAT