Flamuri i UÇK-së u ndalua në stadium, reagojnë ashpër Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme, ju jeni…

Sport

Flamuri i UÇK-së u ndalua në stadium, reagojnë ashpër

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ku u ndalua shfaqja e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ata e konsiderojnë këtë si një shkelje të identitetit kombëtar dhe një tentativë për të fshehur historinë e luftës për liri.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, grupi i njohur i tifozëve shprehet se: “‘800 mijë kërkesa për bileta’, thanë. Në fund, stadiumi kishte mbi 2 mijë karrige bosh. Tifozët shqiptarë i’u nënshtruan kontrolleve që s’i gjen as në aeroportet më të rrepta të botës, e jo më në sport.

Në asnjë stadium, në asnjë sport, në asnjë vend të botës nuk ndalohen simbolet e kombit tënd"

 

ME TE LEXUARAT