Rama: Do të regjistrojmë flinë e Kukësit, si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare
Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar) shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, pas lajmit se flija e Kukësit është një tjetër produkt autokton shqiptar, që po shkon drejt procesit të regjistrimit si markë e mbrojtur.
“Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar). Kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike”, shkruan Rama.