Igli Tare u bë “armik” me të vetmin që nuk duhej, deklarata e bujshme që nuk u mor seriozisht te Milani

Igli Tare, u shkarkua nga Milani të hënën, bashkë me drejtuesit e tjerë dhe trajnerin Masimiliano Alegri. Vetëm Zlatan Ibrahimoviç nuk e pësoi nga pronari Xherri Kardinale te Milani.
Ibrahimoviç si këshilltar i Kardinales rezultoi edhe më i “forti”. Bashkë do të punojnë për ndërtimin e Milanit të ri.
Dje nga Italia u tregua se Ibra nuk e preferonte drejtorin shqiptar. Kështu Tare duket se u bë “armik” me të vetmin që nuk duhej.
Fjalët e Ibrës rreth dy vite më parë rezultuan të vërteta. Ishte Zvonimir Boban, që para një ndeshje në Champions mes Milanit dhe Liverpulit, e pyeti suedezin për rolin e tij.
Dhe Ibrahimoviç u përgjigj: “Komandoj unë, jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua”. Diçka e tillë rezulton tashmë e vërtetë.


