Aksident i rëndë te Rruga e Kombit/ Makina me targa të Kosovës përplaset me kamionçinën, 4 të plagosur
Lajmifundit
/
27 Maj 2026, 19:56
Aktualitet

Një aksident i rëndë automobilisitik ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku një automjet tip “Tiguan” me targa të Kosovës mësohet se është përplasur me një kamionçinë të vogël.
Paraprakisht raportohet se nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve udhëtonin në automjetin “Tiguan”.
Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionçinës.
Sakaq thuhet se autoritet ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Pritet të dalin detaje të reja në vijm.


