Kupa e Botës/ Finalja do të jetë ndeshja më e shtrenjtë në historinë e SHBA-ve, do tejkalojë edhe “Super Bowl”-in

Sport

Kupa e Botës/ Finalja do të jetë ndeshja më e shtrenjtë

Finalja e Kupës së Botës , e cila do të zhvillohet në East Rutherford, New Jersey, midis Spanjës dhe Argjentinës të dielën (19 korrik) ora 21:00, po i lëkund bankat dhe xhepat.

Ndeshja që do të vendosë kampionin e botës ka thyer një rekord të madh, disa ditë para fillimit. Përpara betejës së Messit me Yamalin për trofeun.

Finalja e Kupës së Botës do të jetë bileta më e shtrenjtë për një ngjarje sportive të mbajtur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Çmimi mesatar i biletës është 11,327 dollarë. Bileta më e lirë është 7,451 dollarë.

Biletat më të shtrenjta shiten në rreshtin 21, në seksionin 115A.

Ka dy bileta, me një çmim total prej 56,958 dollarësh. Domethënë, njëra kushton 28,479 dollarë.

Rekordet e mëparshme ishin vendosur në finalet e Super Bowl. Biletat më të shtrenjta për sa i përket çmimit mesatar u regjistruan në ndeshjen midis San Francisco 49ers dhe Kansas Chiefs në vitin 2024. Ato ishin 9,411 dollarë.

Ndërsa bileta më e lirë… e shtrenjtë për një ndeshje sportive në SHBA është regjistruar në finalen e Super Bowl në vitin 2021 midis Tampa Bay dhe Chiefs. Ato ishin 7,313 dollarë.

ME TE LEXUARAT