Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026″/ Shqipëria, larg zonës së medaljeve

Në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me katër sportistë.

Ndonëse sportet dimërore nuk janë të traditës në vendin tonë, pritshmëritë para garave ishin të larta me Lara Kolturin, 19-vjeçaren italiane që prej disa vitesh garon për ngjyrat e flamurit shqiptar.
Lara vinte pas disa podiumeve në sllallom në Kupën e Botës, por nuk arriti që ta bënte këtë edhe në Olimpiadë, duke u renditur në vendin e dhjetë.
Ky është edhe rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një sportist i Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore. Për sa i përket sllallomit gjigant, Lara u klasifikua në vendin e 16-të. Ndërkohë, Deni Xhepa, Semire Dauti dhe Lisa Brunga nuk mundën që të linin gjurmë në garat e tyre./Ballkan


