Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid…

Avioni privat i Cristiano Ronaldos u nis nga Riadi për në Madrid disa orë pasi Ambasada Amerikane në kryeqytetin saudit u bombardua nga dronë iranianë.
Avioni (LX-GOL / SVË7B, Bombardier Global Express, me vlerë 70 milionë euro) u ul në aeroportin spanjoll mbrëmë, rreth orës 1:30 të mëngjesit.
Megjithatë, prania e yllit portugez në bord nuk është konfirmuar. Sipas gazetës spanjolle AS, sulmuesi i Al Nassr nuk është larguar nga Arabia Saudite.
Avioni i Cr7 ka kapacitet për fluturime të gjata, mund të mbajë deri në 19 persona dhe është përdorur së fundmi nga Georgina për të fluturuar në Milano për javën e Modës./Ballkan


