Lufta në Lindjen e Mesme/ Pesë futbolliste të Iranit kërkojnë azil në Australi, reagon Presidenti Trump: Nëse nuk i hapni dyert…

Sport

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pesë futbolliste të Iranit

Pesë lojtare të kombëtares të femrave të Iranit, e cila mori pjesë në Kupën e Azisë në Australi, janë larguar nga hoteli ku qëndronte ekipi në jug të Brisbane dhe kanë kërkuar azil në Canberra.

Lajmi është raportuar nga media Iran International, një televizion informativ në gjuhën persiane me seli në Londër.

Sipas të njëjtit burim, drejtuesit që shoqëronin ekipin po i kërkonin lojtaret, por tashmë atletet “ndodhen në një vend të sigurt”.

Rasti ka tërhequr edhe vëmendjen e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili i ka bërë thirrje Australisë që t’u japë azil sportisteve iraniane. “Jepuni azil futbollisteve iraniane, përndryshe do t’i pranojnë Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar ai.

Javën e kaluar, lojtaret kishin shmangur këndimin e himnit të Republikës Islamike përpara ndeshjes kundër Koresë së Jugut. Ky veprim u interpretua si një gjest solidariteti me protestat e janarit në Iran dhe me viktimat e tyre, mes të cilave edhe Sahba Rashtian, një asistente arbitre e futbollit të femrave, 23 vjeçe.

Pas këtij episodi, sipas raportimeve, lojtaret dhe familjet e tyre në Iran kanë marrë kërcënime për sigurinë e tyre.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se disa mbështetës iranianë, të cilët kishin pritur ekipin në mbërritjen e tij me autobus, u përpoqën të ndalonin mjetin pasi panë sinjale nga disa futbolliste që kërkonin ndihmë. Më vonë, ata u mblodhën përpara hotelit duke thirrur: “Shpëtoni vajzat tona”./Top Channel

ME TE LEXUARAT