Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Sport

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Valencia, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e 31 marsit ndaj Ukraina.

Megjithatë, dy lojtarë nuk do t’i bashkohen skuadrës në këtë fazë. Arlind Ajeti u detyrua të largohej që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Polonia, pasi ka pësuar një luksacion në shpatullën e majtë.

Ai nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e radhës dhe do të rikthehet pranë klubit për vlerësime të mëtejshme mjekësore.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të mungojë për arsye familjare, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të lindjes së fëmijës./Shqip

ME TE LEXUARAT