Durimit po i vjen fundi: A do i përgjigjet Irani, ultimatumit amerikan?

Bota

Durimit po i vjen fundi: A do i përgjigjet Irani, ultimatumit amerikan?

Kriza në Lindjen e Mesme po hyn në ditën e saj të 28, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po rriten ndjeshëm.

Pas propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje, Teherani ka reaguar me një sulm ndaj centralit bërthamor të Arak, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën.

Presidenti Trump ka deklaruar se “iranianët po e luten për një marrëveshje”, duke shtuar se ata i kërkuan një zgjatje shtatëditore të bisedimeve, por ai u dha dhjetë ditë.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane mohojnë se ka pasur bisedime, ndërsa Pakistani konfirmoi dje se kontaktet janë zhvilluar.

Tensionet u reflektuan edhe në një bisedë telefonike mes zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas raportimit të Axios, Vance e qortoi Netanyahun për parashikimet e tij tepër optimiste mbi ecurinë e konfliktit.

Një raport i Reuters ka shtuar shqetësimet, duke cituar inteligjencën amerikane se vetëm një e treta e sistemeve raketore iraniane janë shkatërruar ose neutralizuar gjatë bombardimeve të 28 shkurtit.

Kjo lë hapësirë për kapacitet të konsiderueshëm ushtarak nga ana e Teheranit.

Në të njëjtën kohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se SHBA po dërgojnë rreth 10,000 trupa shtesë në rajon, duke shtuar spekulimet për një operacion tokësor në Iran.

Ndërkohë, Irani pretendon se ka goditur objektiva energjetike në Izrael dhe në Gjirin Persik, ndërsa të premten u dha një alarm i ri për sulm me raketa në Bejrut, ku u dëgjuan shpërthime./Shqip

ME TE LEXUARAT