Sa milionë fiton Kosova nëse kualifikohet për në Kupën e Botës 2026

Sport

Sa milionë fiton Kosova nëse kualifikohet për në Kupën

Kosova është vetëm një ndeshje larg shkrimit të historisë: kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” do të sfidojnë Turqinë në finalen e “play-off”-it në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në rast se Kosova arrin të kualifikohet në turneun final të Botërorit, atëherë do të shpërblehet me një shumë të majme parash.

Kosova do të përfitonte 10.5 milionë dollarë në rast kualifikimi.

Ndërkohë, futbollistët kanë fituar deri më tash 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, pas fitores ndaj Sllovakisë.

Madje, Qeveria e Kosovës u ka premtuar lojtarëve dardanë se do të shpërblehen edhe me 1 milion euro premio, nëse arrijnë të kualifikohen në Botëror./FOX

 

ME TE LEXUARAT