‘Ai ballisti aty iku nga një h*le, tani s’i ndahet zemra nga PS’, Rama hedh batuta kundrejt ish-demokratit

Politikë

‘Ai ballisti aty iku nga një h*le, tani s’i ndahet zemra nga

Në fund të takimit në njësinë 7, kryeministri Rama theksoi se organizimi i partisë duhet të forcohet në mënyrë të qëndrueshme.

Ai tha se s’mund të nënvlerësohen 83 mandate të cilat vijnë si rezultat i rifreskimit dhe forcimit të partisë. Në këtë pikë, s’mungoi as një koment kundrejt ish-deputetit demokrat Halit Valterit, i cili u është bashkuar socialistëve dhe ishte i pranishëm në takim.

“Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. 83 mandate nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë edhe 83 mandate, sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti.

Andej kanë marrë fund partitë. Ku kanë ata? Atje janë... kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, ta freskojmë, ta motivojmë sepse kjo është forca jonë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri.

Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT