VIDEO/ Pamje tronditëse përpara përplasjes, Raheem Sterling shfaqet duke drejtuar Lamborghinin i droguar

Një video e re ka dalë në dritë dhe po shkakton reagime të forta në Angli, pasi tregon sulmuesin Raheem Sterling duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme dhe të çrregullt në autostradë, pak para se të përplaste makinën e tij luksoze më 28 maj. Pamjet janë regjistruar nga kamera e një automjeti tjetër që ndodhej pas Lamborghinit të Sterling dhe tregojnë makinën duke ndryshuar korsitë në mënyrë të papritur, pa sinjalizuar dhe me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar automjetet e tjera në rrugë.
Sipas raportimeve, sulmuesi anglez, aktualisht pjesë e Feyenoord, ishte nën efektin e substancave narkotike në momentin e ngjarjes, gjë që është konfirmuar nga autoritetet policore pas arrestimit të tij dhe më pas lirimit me kusht.
Ex-England footballer Raheem Sterling veers his £270k Lamborghini across three lanes while driving erratically on the M3, minutes before crash
— Video Forensics (@Video_Forensics) June 1, 2026
He can be seen with what looks to be a balloon filled with 'hippy crack' as he turns back into the inside lanehttps://t.co/rbklDnj6iC pic.twitter.com/1A43BM7Fl2
Në video shihet qartë se Lamborghini i tij lëviz në mënyrë të çrregullt në autostradën M3 në zonën e Hampshire, duke kaluar nga një korsi në tjetrën dhe duke detyruar një furgon të frenojë menjëherë për të shmangur përplasjen.
Më pas, makina e futbollistit devijon sërish dhe kalon me shpejtësi të madhe mes korsive, përpara se të humbasë kontrollin dhe të përplaset me barrierat anësore të autostradës.
Pamjet tregojnë gjithashtu një detaj shqetësues, ku Sterling shfaqet me një balonë në gojë, që dyshohet të jetë përdorur për thithjen e një substance të rrezikshme për shëndetin, sidomos në kombinim me drejtimin e automjetit.
Sipas dëshmisë së një shoferi që ka filmuar ngjarjen, automjeti luksoz ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar dhe ka rrezikuar seriozisht mjete të tjera në rrugë, përpara se të përfundonte në përplasje. Për fat askush nuk u lëndua.


