VIDEO/ Përleshja e Jamalit me lojtarin e Atletikos, çfarë ndodhi gjatë 59 sekondave që nuk u transmetuan në televizion

Sport

VIDEO/ Përleshja e Jamalit me lojtarin e Atletikos, çfarë

Barcelona u poshtërua mbrëmë në transfertën e Atletiko Madridit. Katalanasit pësuan 4 gola në pjesën e parë dhe nuk mundën të bënin asgjë në ndeshjen e parë për Kupën e Mbretit.

Gjatë sfidës pati polemika si anulimi i golit të Kubarsit pas 8 minutash, por edhe një moment i Lamine Jamal mes Mark Pubill.

18-vjeçari e sulmoi vazhdimisht mbrojtësin e Atletikos, teksa ky i fundit po tentonte të largohej. Jamal e ndiqte duke mos iu ndarë, teksa u përfshinë edhe lojtarët e tjerë për të sheshuar mosmarrëveshjet.

Këto 59 sekondat që nuk u transmetua në TV, kanë bërë xhiron në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë sulmuar talentin spanjoll të blaugranave.

 

ME TE LEXUARAT