Zbardhen rivalët e mundshëm të kampiones së Shqipërisë në Champions League

Gara për “Final Four” në Kategoria Superiore pritet të vendosë jo vetëm fituesen e titullit kampion, por edhe skuadrën që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League.
Teksa sezoni hyn në fazën vendimtare, kanë nisur të qartësohen edhe kundërshtarët e mundshëm që kampionia shqiptare mund të ketë në turin e parë eliminator të Champions League.
Edhe pse jo të gjitha kampionatet europiane kanë përfunduar, shumica e verdikteve tashmë janë përcaktuar dhe skenari aktual duket relativisht favorizues për ekipin shqiptar.
Kampionia e Superiores do ta nisë aventurën europiane nga vazoja e skuadrave më të dobëta, por falë surprizave në disa kampionate, shorti mund të rezultojë më i kalueshëm se në sezonet e mëparshme.
Sipas projeksioneve aktuale, ekipet më të forta që mund të përballen me kampionen shqiptare janë FC Drita, FK Borac Banja Luka, si edhe njëra mes Universitatea Craiova dhe Universitatea Cluj, që vijojnë garën për titullin në Rumani.
Pjesa tjetër e kundërshtarëve potencialë konsiderohen më të përballueshëm në letër për cilëndo skuadër shqiptare që arrin të fitojë titullin kampion.
Rivalët aktualë në vazon e skuadrave favorite:
Shamrock Rovers FC
KuPS
FC Drita
Lincoln Red Imps FC
FK Borac Banja Luka
Víkingur Reykjavík
FC Kairat
Universitatea Craiova / Universitatea Cluj
Riga FC
KÍ Klaksvík
FC Flora Tallinn
Larne FC
FC Petrocub Hîncești
The New Saints FC
Vetëm kampionia e Rumanisë mbetet ende e papërcaktuar, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera janë konfirmuar tashmë në turin e parë eliminator të Champions League.


