Rritja e rreziqeve online/ Kallanxhi paralajmëron qytetarët për hakerat dhe mashtrimet në internet

Teknologji

Rritja e rreziqeve online/ Kallanxhi paralajmëron qytetarët për

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, paralajmëron qytetarët për rreziqet në rrjetet sociale dhe lojërat online. Ai këshillon që qytetarët të mos bien pre e lojërave të fatit apo konkurseve online, të cilat sipas tij janë mashtrime në 99% të rasteve ndaj duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë të dhënat personale.

Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi paralajmëron qytetarët për rreziqet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale dhe lojërave online.

Sipas tij hakerat shpesh tentojnë të gjejnë foto ose video sensitive në profilet e përdoruesve për t’i shfrytëzuar më pas.

thekson se krijimi i profileve false në platforma si Facebook është bërë gjithnjë e më i vështirë, pasi institucionet si Policia Kibernetike dhe kompania Meta monitorojnë dhe mbyllin faqet e dyshimta.

Megjithate shprehet se profilet false nuk janë gjithmonë të identifikueshme menjëherë, por mund të mbyllen shpejt nëse konstatohet aktivitet i dyshimtë.

Kallanxhi thotë se në lidhje me aktivitetet online, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e lojërave të fatit apo konkurseve dhe dhuratave online që duken shumë të mira për të qenë të vërteta pasi shumica janë mashtrime/ORA

ME TE LEXUARAT