TESLA PËR PATRULLIM/ Policia e Las Vegasit fuqizon flotën e saj me automjetet elektrike “Cybertruck”

Policia e Las Vegasit ka futur 10 Tesla në flotën e saj, të pajisura me mjete speciale për të rritur sigurinë e oficerëve dhe efikasitetin në patrullim. Përveç përdorimit operativ, sipas shefit të policisë metropolitan automjetet do të promovojnë teknologjinë dhe do të ndihmojnë në rekrutimin e oficerëve të rinj.
Policia Metropolitane e Las Vegasit ka prezantuar 10 automjete elektrike Tesla Cybertruck, të cilat do t’i bashkohen flotës së patrullimit në qytetin e njohur për dritat, kazinotë dhe trafikun e dendur.
Gjatë një konference për shtyp në hotelin Otonomus, shefi i togave të zeza, Kevin McMahill, e përshkroi këtë hap si “një evoluimin në ruajtjen e sigurisë së komunitetit më shumë se kurrë më parë.”
Ai shtoi se këto automjete nuk janë thjesht makina; ato janë të pajisura me shkallë, mburoja, municion shtesë dhe mjete të nevojshme për t’i bërë oficerët më të përgatitur për çdo situatë emergjente.

McMahill tha se prania e tyre në rrugë do të ketë edhe një efekt simbolik: të tregojë që polica po investon në sigurinë dhe teknologjinë më të avancuar.
Përveç funksionit të patrullimit, imazhet e Cybertruck-ëve do të përdoren edhe për fushatat e rekrutimit, duke synuar të tërheqin oficerë të rinj.
Ekspertët e teknologjisë dhe mbrojtjes civile po e konsiderojnë këtë lëvizje si një shembull të inovacionit që mund të shtrihet edhe në qytete të tjera amerikane.


