16 efektivë të plagosur, Ministrja e Brendshme shkon në spital: Kam kërkuar që autorët të vendosen para përgjegjësisë

Aktualitet

16 efektivë të plagosur, Ministrja e Brendshme shkon në spital:

16 policë mbetën të plagosur dhe të djegur nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të godinës nga protestuesit këtë të martë

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka shpërndarë videot e efektivëve që ngelën të plagosur, duke u dënuar dhunën e përdorur në protestë.

“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj. Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi. Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve”, shkruan Koçiu.

Nga spitali ku vizitoi efektivët e plagosur, ministrja Koçiu deklaroi “kam kërkuar që vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore. Është barbare ajo që pamë dhe dëshmuam sot. Janë 16 punonjës që janë dëmtuar, kanë pësuar djegie të konsiderueshme”.

 

 

ME TE LEXUARAT