Lëkundje tërmeti në Kosovë, ndihen edhe në Shqipërinë! Sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
10 Shkurt 2026, 22:27
Aktualitet

Kosova është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e kësaj të marte.
Lëkundjet janë ndjerë në Prizren, Prishtinë e Fushë-Kosova.
Raportimet e pakonfirmuara nga institute që bëjnë matjet e dridhjeve të tokës, raportojnë për dridhje toke të fuqisë 4.3 ballë të Rihterit.
Sipas të dhënave preliminare e të pakonfirmuara, raportohet se tërmeti ka prekur Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Disa raportime thonë se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë qyteti i Shkupit.
Edhe dy ditë më parë, u raportuan dridhje toke në Kosovë.