"Nëse i falim përsëri..."/ Erion Braçe: Protesta ishte përpjekje për vrasjen e policëve...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dënuar ashpër dhunën në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar protestën e sotme si një përpjekje të militantëve për të vrarë efektivët e Policisë së Shtetit.
Duke kërkuar që ‘kjo përpjekje për të vrarë’ të mos falet, Braçe ka shtuar se ky model protestash nuk është më i mbrojtur nga ligji.
Postimi i Braçes:
Tirana sot, oborri i Kuvendit te Republikes;
Kjo nuk eshte me proteste-e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji;
Keta nuk jane me protestues-ne te drejten e tyre dhe te mbrojtur nga ligji;
Kjo eshte perpjekje per te vrare sherbyes te shtetit-police te shtetit ne detyre!
Shihini pamjet! me prove se kaq nuk ka!
Nese policia dhe drejtesia e fal kete perpjekje per te vrare-sic eshte toleruar cdo here ne 12 vite,
atehere kjo eshte tradheti shume e madhe ndaj atyre burrave e grave te ndershem qe po mbrojne shtetin, shtetin e shqiptareve, as te partive e as te politikaneve!!


