23-vjeçarja në Tiranë tenton t`i japë fund jetës, u gjet me...
Lajmifundit
/
1 Mars 2026, 18:31
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë, ku një 23-vjeçare dyshohet se ka tentuar të japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh në banesën e saj.
Arsyet që e çuan në këtë akt mbeten të paqarta.
Sipas policisë, e reja u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Ngjarja rikujton rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë në krizë psikologjike dhe nevojën për ndërhyrje të shpejtë mjekësore në raste emergjente si kjo./Shqip


