Dëmet nga shirat, 2 banesa rrezikojnë shembjen në Memaliaj! Dëmtohen rrugët dhe linjat e ujërave të zeza

Aktualitet

Dëmet nga shirat, 2 banesa rrezikojnë shembjen në Memaliaj!

Reshjet intensive të shirave kanë vështirësuar jetën e banorëve në fshatin Vasjar të bashkisë Memaliaj.

Shkarja e tokës ka dëmtuar tre banesa, dy prej të cilave janë shpallur të pabanueshme.

Disa prej rrugëve të zonës janë bërë të pakalueshme.

Dëmet nga shirat, 2 banesa rrezikojnë shembjen në Memaliaj!

Linjat e ujërave të zeza dhe elementë të tjerë të infrastrukturës kanë pësuar dëmtime, duke vështirësuar jetën e banorëve, të cilët presin ndihmë.

Bashkia Memaliaj bën të ditur se ka ngritur grupet e verifikimit dhe janë bërë vlerësimet në vend. Përkundër procedurave, banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete për normalizimin e jetës./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT