Aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë/ Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit

Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, vijon të mbetet i bllokuar nga një konflikt gjyqësor mes aksionerëve, duke lënë të pasigurt hapjen dhe nisjen e operimit të tij.
Në qendër të përplasjes qëndrojnë dy ortakët e shoqërisë koncesionare, kompania MABCO, e cila deklaron se zotëron 98% të aksioneve, dhe kompania 2A Group, me 2%.
Konflikti ka nisur pas pretendimit se është nënshkruar një kontratë për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga shoqëria me përqindjen më të madhe të aksioneve me ortakët me përqindjen më të vogël, një veprim që shoqëria MABCO e mohon, duke deklaruar se firma e Behgjet Pacollit në këtë kontratë është e falsifikuar.

Çështja ka kaluar në disa shkallë gjykimi.
Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë aksionerit të vogël, ndërsa Gjykata e Apelit ka rrëzuar këtë vendim, duke i dhënë të drejtë aksionerit mazhoritar. Megjithatë, me një tjetër vendim sigurie, është vendosur pezullimi i veprimeve, duke përjashtuar përkohësisht MABCO nga vendimmarrja në shoqëri. Kjo situatë ka bllokuar praktikisht çdo hap drejt certifikimit dhe funksionalizimit të aeroportit.
“Për shkak të këtij vendimi, ne jemi përjashtuar nga vendimmarrja dhe nuk kemi akses në zhvillimet e projektit. Kërkojmë një auditim ndërkombëtar dhe një zgjidhje të shpejtë ligjore, pasi situata po dëmton rëndë projektin.”- shprehet Ornela Çuçi nga zyra e komunikimit Mabetex Group.
Sipas koncensionarit afati për ndërtimin e aeroportit ishte 36 muaj ndërsa pritej të përfundonte në pranverën e këtij viti.
Por nëse çështja zvarritet, kompania paralajmëron se do ta ndjekë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, duke iu referuar edhe marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve të huaja.
Në këtë situatë, Aeroporti i Vlorës i projektuar si një pikë kyçe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së Jugut mbetet peng i betejave ligjore, me pasiguri për afatet reale të hapjes dhe funksionimit.