Risia e re e qeverisë Kurti: 100 euro për gjyshërit që kujdesen për fëmijët kur prindërit janë në punë

Kosovë&Rajon

Risia e re e qeverisë Kurti: 100 euro për gjyshërit që

Duke folur në seancën e dytë pas konstituimit të parlamentit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, prezantoi në Kuvend programin e qeverisë së re dhe përbërjen e kabinetit. Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi një risi duke propozuar një shtesë mujore për gjyshërit që kujdesen për fëmijët kur të dy prindërit janë në punë. Sipas Kurtit, kjo masë synon të lehtësojë barrën e familjeve dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik.

“Kur të dy prindërit janë në punë do të marrin 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin e tyre, sepse jo vetëm ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit, por familjen dhe ekonominë. Rritet kërkesa agregate nga poshtë dhe rritet prodhimtaria, qarkullimi dhe ekonomia. Paga minimale do të shkojë 500 euro nga 1 korriku i këtij viti dhe do të lirohet nga tatimet”, tha Kurti.

ME TE LEXUARAT