Humbi 150 mijë sterlina në bixhoz, probleme për ish-yllin e Anglisë

Bota

Humbi 150 mijë sterlina në bixhoz, probleme për ish-yllin e

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ish-yllin e Totenhemit dhe Anglisë, Dele Ali, që ka humbur rreth 150 mijë sterlina nëpër lojrat e pokerit, në një kazino luksoze në Londër.

Sipas raportimit, Ali ka marrë pjesë rregullisht në lojëra që zhvillohen rreth orës 02:00 të mëngjesit, duke regjistruar humbje që arrijnë deri në 25 mijë sterlina për natë, kur ai është pa klub, siç raporton “Daily Mail”.

Një lojtar profesionist pokeri, i cituar nga media britanike, rrëfeu se anglezi njihet mes frekuentuesve si një prej atyre lojtarëve që humbin shuma të mëdha në bixhoz. Situata vjen në një moment të vështirë për Dele Ali, i cili dikur vlerësohej mbi 50 milionë sterlina, por karriera e tij ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa vetë lojtari ka folur për trauma të fëmijërisë e probleme me varësinë.

ME TE LEXUARAT