Aksident fatal në Kryeqytet/ “Audi” përplas motomjetin, humb jetën në vend shoferi i motorit

Aktualitet

Aksident fatal në Kryeqytet/ “Audi” përplas motomjetin,

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e Yrshekut.

Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

ME TE LEXUARAT