Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makina ndahet në dy pjesë, tre persona nisen drejt Traumës
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2026, 13:06
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regiistruar në afërsi të tunelit të Murrizit në fshatin Maricë të Tiranës mesditën e sotme.

Një autoveturë në të cilën udhëtonin 3 persona është përplasur me një kamion duke u ndarë në dy pjesë.
Personat që ndodheshin në autoveturë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.


