“Veprojmë të pavarur”- Mesazhi i SPAK: Hetojmë çështje bazuar në prova
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2026, 12:56
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku thekson se SPAK vepron në mënyrë të pavarur.
SPAK thekson po ashtu se Prokuroria heton çështje të bazuara në prova
“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje të bazuar në prova”-thuhet në mesazhin e SPAK, ndarë në “Facebook”.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është vënë shpesh herë në qendër të sulmeve nga aktorë të ndryshëm politikë, të krimit dhe jo vetëm, të marrë nën hetim nga prokurorët e posaçëm, duke i cilësuar akuzat ndaj tyre si të pabaza.


