Trump publikon videon e çiftit Obama si majmunë. Reagojnë republikanët: Sjellje e neveritshme

Bota

Trump publikon videon e çiftit Obama si majmunë. Reagojnë

Donald Trump përfundon sërish në qendër të polemikave: Presidenti amerikan ka publikuar në platformën e tij Truth Social një video të konsideruar si me sfond racist, e të krijuar përmes inteligjencës artificiale, ku fytyrat e Barack dhe Michelle Obama shfaqen mbi trupat e dy majmunëve.

Videoja lidhet me pretendimet për manipulime në zgjedhjet presidenciale të 2020, çështje mbi të cilën Trump vazhdon ende të flasë. Në montazhin një minutësh kushtuar supozimeve për tjetërsime votash në Michigan, ish presidenti demokrat dhe ish Zonja e Parë shfaqen për disa sekonda me tipare majmunësh dhe me xhunglën në sfond.

Ky veprim ka ngjallur indinjatë, edhe pse siç thonë mediat e huaja, publiku është i mësuar me gjuhën e Donald Trump. Por tani sinjalizimi erdhi nga llogaria në X që mban emrin “Republikanët kundër Trump” e cila numëron një milion ndjekës.

“Kjo gjë, thjesht nuk ka fund”, shkruhet në postim. Në një postim në X nga zyra e guvernatorit democrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, thuhet sakaq “se kjo është një sjellje e neveritshme e presidentit, të cilën çdo republikan duhet ta denoncojë”.

Barack Omaba e la Shtëpinë e Bardhë para nëntë vitesh, dhe Trump në 2020-tën garoi kundër Joe Biden. Megjithatë, ai e ka përfshirë shpeshherë çiftin Obama në sulmet e tij ndaj demokratëve.

ME TE LEXUARAT