Aksident në Gjirokastër! Përplasen dy makina në bulevardin e qytetit
Lajmifundit
/
29 Maj 2026, 20:45
Aktualitet

Dy automjete janë përplasur në bulevardin kryesor të Gjirokastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të lagjes “18 Shtatori”, ku një automjet tip Nissan Micra është përplasur me një mjet tip Jeep.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


