Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
Lajmifundit
/
11 Shkurt 2026, 17:17
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Një automjet taksi ka përplasur një motomjet, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit.
Sikurse duket nga pamjet e siguruara, taksia është përplasur me murin pas aksidentit me motomjetin.
Aksidenti ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar, ndërsa ambulanca nuk po mbërrin dot për të marrë të plagosurin, për shkak të bllokimit të rrugës.
Policia, ndërkohë, ndodhet në vendin e ngjarjes.


