Aksident i rëndë rrugor në Korçë, raportohen tre të lënduar
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 20:23
Aktualitet

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Voskopojës, në Korçë.
Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet përkatëse.


