Hetimet për dosjen e AKSHI-t, ja sendet që u sekuestruan në banesën e ish-drejtorit të policisë, Ilir Proda
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 09:45
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kontrollet e ushtruara mëngjesin e sotëm në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës.
Mësohet se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar në banesën e Prodës aparatin e tij celular, një laptop, si dhe disa USB dhe CD. Për momentin, nuk dihet nëse Prodës i është caktuar masë sigurue.
Proda po hetohet në lidhje me dosjen mbi skandalin e AKSHI-t, pasi dyshohet se në telefonin e biznesmenit të arrestuar, Ergys Agasi janë gjetur prova që e implikojnë.


