"Jo në emrin tim" – Dita e shtatë e protestës në Prishtinë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 22:43
Kosovë&Rajon

Qytetarët janë mbledhur për të shtatën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pjesëmarrësit në protestë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe po kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Grumbullimi po zhvillohet në mënyrë të qetë e paqësore, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për krerët e luftës çlirimtare.


