Aksident i RËNDË në aksin Maqellarë–Peshkopi! Furgoni përplaset me makinën, babë e bir nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Aktualitet

Aksident i RËNDË në aksin Maqellarë–Peshkopi! Furgoni

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi.

Mësohet se një furgon është përplasur me një automjet tjetër, e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë identifikuar si shtetasit Ylli Melani dhe Alban Melani, babe e bir,  të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendin e aksidentit janë dërguar dy autoambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.

 

ME TE LEXUARAT