Detaje nga përplasja me armë në Mamurras/ Kush është i shumëkërkuari që mbeti i plagosur

Aktualitet

Detaje nga përplasja me armë në Mamurras/ Kush është i

Detaje të reja janë bërë publike nga operacioni policor i zhvilluar këtë të martë në aksin rrugor Mamurras–Laç, ku pati përplasje me armë zjarri mes forcave të policisë dhe dy të rinjve që udhëtonin me automjet.

Sipas njoftimit zyrtar, objektiv i operacionit ka qenë kapja e Leonard Demës, i lindur në Mamurras dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.

Policia kishte marrë informacion mbi vendndodhjen e tij dhe ka ndërhyrë në një karburant përgjatë aksit Mamurras–Laç për ta arrestuar. Në momentin e ndërhyrjes, i riu dyshohet se ka tentuar të përplasë efektivët me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas autoriteteve, edhe personi që e shoqëronte, shtetasi me iniciale Amadeo Fufi, ka nxjerrë armë zjarri dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë.

Në këto kushte, policia ka reaguar me armë zjarri në vetëmbrojtje, duke plagosur Leonard Demën, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 28-vjeçari A.F. është arrestuar në vendngjarje dhe gjatë kontrollit i është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte.

ME TE LEXUARAT