Aksident me motorr në Durrës, dy të rinjtë përplasen me shtyllën pranë Portit të Durrësit dhe përfundojnë në spital
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë njërës prej hyrjeve të Portit të Durrësit. Dy të rinj, të cilët udhëtonin me një motomjet në shkelje të normave të shpejtësisë, kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me një shtyllë anës rrugës.
Të lënduarit nuk ishin të pajisur me kaska mbrojtëse, duke pësuar goditje të forta në kokë si pasojë e përplasjes. Ata janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.