Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ‘Toyota’ përfundon në kanal! Plagosen 2 persona(EMRAT)

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ‘Toyota’

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.

Një makinë tip Toyota që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.

Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatmir Kuci dhe pasagjerja shtetasja Kano Kuci.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore

Sipas bluzave të bardha janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur./Ballkan

ME TE LEXUARAT