Pas bisedës me presidentin e Qipros, Starmer konfirmon se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë “HMS Dragon” në rajon.
Lajmifundit
/
3 Mars 2026, 17:50
Bota

Kryeministri britanik Keir Starmer ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do të forcojë operacionet e saj mbrojtëse. Kjo deklaratë e Starmer vjen pas bisedimeve me presidentin e Qipros.

Starmer ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë helikopterë me aftësi kundër-dronësh dhe HMS Dragon në rajon.
“Ne gjithmonë do të veprojmë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, shton ai.
Anija luftarake është një shkatërrues i Tipit 45 – e vetmja pajisje në arsenalin britanik me aftësinë për të rrëzuar raketa balistike./Ballkan


