Aksident në autostradën Lezhë–Milot, një i lënduar

Aktualitet

Aksident në autostradën Lezhë–Milot, një i

Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit, ku u përplasën dy automjete, një Audi A4 dhe një tip foristradë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT