Shpëtohet ‘si në filma’ piloti amerikan në Iran, operacioni dramatik që zgjati me orë të tëra

Bota

Shpëtohet ‘si në filma’ piloti amerikan në Iran,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi shpëtimin e një oficeri amerikan që u zhduk në Iran pas rrëzimit të një avioni F-15, duke e përshkruar operacionin si një ndër më të guximshmit në historinë e ushtrisë amerikane.

Piloti, i plagosur, u gjet pas më shumë se një dite kërkimi dhe qëndroi i fshehur për rreth 48 orë në kreshtat malore, duke përdorur sinjale të koduara për të komunikuar me forcat amerikane.

Operacioni përfshiu dy avionë transportues C-130 që u shkatërruan vetë nga ushtria për të shmangur rënien në duart e armikut.

Forcat speciale amerikane u vendosën në terren në Iran për të dy ditët radhazi, ndërsa Gardës Revolucionare të Iranit iu desh të ndërhynte për të penguar shpëtimin.

Trump e përshkroi pilotin si “luftëtar të jashtëzakonshëm, pas vijave të armikut”, duke theksuar guximin dhe profesionalizmin e tij.

ME TE LEXUARAT