Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, përfundon në spital çobani
Lajmifundit
/
30 Prill 2026, 09:42
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë.
Një mjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që ndodheshin në rrugë. Si pasojë e përplasjes, është lënduar edhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë.
Demiraj është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit


