Aksident në Korçë, ‘Benzi’ përplas këmbësoren në vijat e bardha! E moshuara niset me urgjencë drejt spitalit
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2026, 17:21
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës, në rrethrrotullimin e stadiumit.
Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet tip’Benz’ ka përplasur një këmbësore, e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.
E dëmtuara është një e moshuar, e cila u nis me urgjencë drejt Spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Ballkan


