Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, tre makina përplasen mes tyre! Njëra përfundon pas barrierave, shkak dyshohet…
Lajmifundit
/
19 Maj 2026, 12:39
Aktualitet

Mësohet se tre mjete janë përplasur mes tyre, ku njëra ka përfunduar në barrierat anësore të rrugës.
Sipas të dhënave, nga aksidenti ka dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e rrethanave ku paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve.