Çfarë ndodhi? Milaim Zeka "shpërthen" në lot: 75 trëndafilat e mi, ju bëfshin 75 ferra
Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me nota humori që prej nisjes, kur Milaimi nuk nguroi ta përqafojë moderatoren me batutën gati: “Albani nuk është katunar xheloz si unë”.
Në një prej fotove të përzgjedhura, Zeka tregoi ftesën e Enver Hoxhës në vitin 1983 për të shkuar në Golem e se si e ka shoqëruar figura e diktatorit ndër vite. Duke bërë bashkë kohën kur i dhuroi 75 trëndafila dhe momentin kur Enver Hoxha ndërroi jetë, Milaimi shtoi: “75 trëndafilat e mi, ju bëfshin 75 ferre që do të kalojë”.
Më tej Milaimi pohoi se ka një diferencë prej 16 vitesh me partneren e tij e që që prej momentit kur e pa për herë të parë vendosi që ajo të ishte gruaja e tij.
“Ish- gruaja ia ka treguar motivin e vërtetë pse jemi ndarë. Ajo ia tha Edës”, u shpreh Milaimi.
Gazetari dhe opinionisti theksoi se ka pasur një dashuri “frenetike” për partneren dhe ndër rreshtat e rrëfimit, pohoi se dashuria nuk shpjegohet.