LAJM I FUNDIT! SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të zgjasë afatin e hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 196, të vitit 2024, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Sipas vendimit të firmosur më 23 prill 2025 nga prokurori Dritan Prençi, rezulton se hetimet janë të lidhura me një procedurë prokurimi të zhvilluar më 18.12.2019 nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik (Projekti Kërkimor)”, me referencë REF-46463-12-18-2019, dhe një fond limit prej 69.500.000 lekësh.
Emrat e përfshirë në hetim për këtë çështje përfshijnë:
Benet Beci
Jonid Kazani
Edlira Mitrushi
Ylka Nishku
Rudin Gjoni
Adela Ruko
Premtim Dauti
Të gjithë të sipërpërmendurit janë të dyshuar për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim, një vepër që parashikohet nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
SPAK ka administruar dokumentacionin nga vetë KESH, ku është dërguar si provë kopja e praktikës së plotë të prokurimit për procedurën në fjalë. Hetimet pritet të thellohen më tej për të zbuluar përgjegjësitë individuale dhe çdo abuzim të mundshëm me fondet publike në këtë rast.