Aksident në tunelin e Murrashit/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, raportohet për të lënduar

Aktualitet

Aksident në tunelin e Murrashit/ Automjeti del nga rruga dhe

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në zonën e njohur si Tuneli i Murrashit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, duke çuar në daljen nga rruga dhe përmbysjen.

Nga aksidenti raportohet për persona të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po u japin ndihmën e parë dhe po i transportojnë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota, si dhe për të përcaktuar numrin e saktë të të lënduarve dhe gjendjen e tyre./ORA

ME TE LEXUARAT