Gonzato takim me Lamallarin: Progresi i qëndrueshëm e rezultatet konkrete, thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Aktualitet

Gonzato takim me Lamallarin: Progresi i qëndrueshëm e rezultatet

Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ambasadori Gonzato u shpreh se “Shqipëria ka bërë progres të mirë në procesin e negociatave, por duhet të vijojë përpjekjet në luftën kundër krimit të rëndë dhe atij të organizuar”.

Në njoftimin e zyrës së shtypit pranë ambasadorit të BE-së, thuhet se Gonzato u shpreh se “përpjekja duhet të vazhdojë në profesionalizimin e Policisë së Shtetit, si dhe në zhvillimin e një politike migracioni që është efektive dhe që mbron grupet e cenueshme, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre”.

“Progresi i qëndrueshëm, i shoqëruar me rezultate konkrete, është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja do të vijojë të mbështesë Shqipërinë për arritjen e këtyre standardeve”, tha Gonzato./ORA

ME TE LEXUARAT