Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e monopatinës
Lajmifundit
/
30 Gusht 2026, 21:29
Aktualitet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomaren e Vlorës, ku një automjet i ka prerë rrugën një personi që po lëvizte me monopatinë në korsinë e biçikletave.
Si pasojë, drejtuesi i monopatinës është përplasur me automjetin.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.


